
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga Konferenca e Kryetarëve kritikoi maxhorancën për dy standarde ndaj opozitës.
Ai tha se Taulant Balla i bëri një fyerje Gazment Bardhit jashtë mikrofonit, ndërsa zonjat socialiste nuk reaguan.
Gjekmarkaj sugjeroi me ironi të mbyllet parlamenti deri në pranverë.
“Unë mendoj që secili është përgjegjës për veten, për retoriken që ndërton!
Ju na thoni, ‘fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fole gjatë, fole shkurt, mos bej moral mos bej zhurmë’, po më duket normale që nga pala tjetër të na mësojne se si të sillen deputetet kjo është çështje e secilit, silleni nga arroganca si edukator!
Me beri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit dhe zonjat e PS te cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan aromën akustike te metaforës së Taulant Ballës! Të gabosh është njerëzore, të persistosh ne gabim është djallëzore! Gjithë kohës jeni me dy standarde dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje dhe nuk e kuptoj ketë çmenduri te këtyre, njoftime e procesverbale e ikni me vrap! Mqs jeni lodhur sugjeroj ta mbyllni deri në pranverë këtë parlament pushoni, reflektoni kalon dimri vjen pranvera, shohim e bëjmë!
Me vjen keq për ty kryetar se po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin ne prita, ju komandojnë nga poshtë e nga lart !
Thonë që për 6 muaj ta zënë vendin! Nuk po bej diversion po konstatoj derexhenë institucionale.”, tha Gjekmarkaj.