Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: PD nuk ka pasur asnjë dakordësi me PS për reformat, duhet pritur raporti i ODHIR për zgjedhjet e 11 majit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se grupi parlamentar i PD nuk ka pasur asnjë dakordësi me Partinë Socialiste lidhur me dy projektvendimet për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore dhe territoriale.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se opozita kërkon barazi reale në vendimmarrje dhe përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në proces.

“Dua të sqaroj që nuk ka pasur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i PD mbi dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore dhe asaj administrative-territoriale,” theksoi Bardhi.

Ai shtoi se PD ka paraqitur tri kërkesa kryesore: barazinë reale mes opozitës dhe pozitës, përfshirjen e ekspertëve të OSBE/ODHIR dhe të Komisionit të Venecias, si dhe nisjen e punës për reformën zgjedhore vetëm pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit.

“Sipas informacioneve që kemi, raporti i ODHIR pritet të bëhet publik brenda pak ditësh,” përfundoi Bardhi.