
Një magazinë e një lokali të vogël u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës në Lezhë. Zjarri goditi pjesën e pasme të lokalit, që shërbente si mezeri, duke shkatërruar disa orendi shtëpiake.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas shpërthimit të dy bombolave të gazit, të vendosura nga kryefamiljari gjatë përgatitjes së kazanave të rakisë.
Forcat zjarrfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht, duke mos u përhapur në pjesën tjetër të lokalit dhe banesat përreth.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e saktë të këtij zjarri.