
Shpresa e Izraelit për të marrë pjesë në Botërorin e FIFA-s 2026 u shua në mënyrë definitive pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Italisë. Ky ndeshje, pjesë e fazës kualifikuese të UEFA-s, vulosi fatin e Izraelit me një ndeshje të mbetur, duke bërë të pamundur që skuadra të përfundojë në vend të dytë në grup, përcjell YNetNews.
Pas humbjes ndaj Norvegjisë të shtunën, mundësitë për kualifikim të Izraelit ishin shumë të vogla, por tashmë me humbjen ndaj Italisë ato u shuan totalisht. Botërori do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë verën e ardhshme.
Skuadra italiane dominoi lojën që në fillim, duke kontrolluar posedimin dhe shfrytëzuar mirë rastet e krijuara. Izraeli u mundua të gjente hapësira, por nuk arriti të shënojë asnjë gol, ndërsa pësuan tre gola gjatë 90 minutave.