Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen përgëzoi Shqipërinë për progresin drejt BE, Berisha: Vendi ynë nuk plotëson asnjë kriter


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ka përshëndetur ardhjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula vor der Leyen si dhe shpreh mbështetjen e plotë të PD për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Por, Berisha thekson, se përveç pozicionit strategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për tu bërë pjesë e familjes europiane.

“PD forcat politike që ka anëtarësuar Shqipërinë Këshillin e Evropës, në NATO dhe që ka firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe pa asnjë rezervë, integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen në të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën e funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira, janë interesi më i mirë i shqiptarëve. Theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në PD,” tha Berisha.

Në konferencë, Berisha gjithashtu përgëzoi dhe arritjen e armëmpushimit mes Izraelit dhe Hamasit sipas planit të Donald Trump. Kryedemokrati e ka cilësuar këtë ngjarje si historike.