Kryeministri Rama ka shpërndarë ftesën për një tubim në mbështetje të krerëve të UçK-së.
Tubimi është thirrur për më 17 tetor në Tiranë në orën 17:00 dhe në janë ftuar të marrin pjesë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Mnasqedonia e Veriut e Diaspora.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje
LIRIA KA EMËR.
Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare – mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”

