Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i segmentit Vorë-Durrës sjell trafik kilometrik, policia: Përdorni rrugë alternative


Ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës ka shkaktuar trafik të rënduar ditën e sotme.

Radha e makinave ka qenë kilometrike në autostradë po edhe në lidhjet e saj me atë të Fushë Krujës e hyrje-daljet e tjera.

Ndërhyrja në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit pritet të zgjasë një deri në dy ditë, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugët alternative.