
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta në Rripin e Gazës ka përfunduar dhe se armëpushimi do të mbahet. Përpara nisjes për në samitin në Sharm el-Sheikh, Trump u shpreh optimist për situatën në terren, përcjell YNetNews.
“Lufta në Gaza ka përfunduar. Armëpushimi do të qëndrojë. Kam marrë shumë premtime verbale dhe i besoj,”tha Trump në një deklaratë për mediat.
Presidenti amerikan shtoi se Gaza aktualisht duket si një “vend i shkatërruar”, por theksoi se një Këshill Paqeje do të krijohet shpejt për të mbikëqyrur rindërtimin e zonës së prekur nga konfliktet.
“Gjithçka do të shkojë mirë,” përfundoi Trump, duke dhënë sinjale për një përfshirje më të madhe ndërkombëtare në përpjekjet për stabilizim dhe rindërtim në rajon.