Vendosni fjalën kyçe....

Tre zyrtarë të lartë të Katarit vdesin në aksident në Egjipt para Samitit të Gazës


Tre punonjës të “Amiri Diëan” të Katarit, organit të saj më të lartë qeveritar, u vranë në një aksident me makinë pranë qytetit turistik Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq të Egjiptit, tha ambasada e Katarit në Egjipt në një postim në X të dielën.

Ambasada tha se dy të tjerë u plagosën dhe po merrnin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e qytetit. Ajo tha se të plagosurit dhe trupat e të ndjerëve do riatdhesoheshin më vonë të dielën në Doha.

Më parë, dy burime sigurie i thanë Reuters se një makinë që mbante diplomatët nga Katari u përmbys në një kthesë në një rrugë 50 kilometra larg qytetit.

Aksidenti ndodhi disa ditë pasi zyrtarë nga Katari, Turqia dhe Egjipti morën pjesë në bisedime indirekte në Sharm el-Sheikh më herët këtë javë që çuan në marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit mbi fazën e parë të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Qyteti egjiptian do presë një samit global të hënën që synon finalizimin e marrëveshjes, shkruan Reuters.