Vendosni fjalën kyçe....

60 të vrarë nga sulmet ajrore në Sudan


Sulmet me dronë dhe artileri nga forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë në qytetin sudanez të Al Fashir vranë të paktën 60 persona të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, sipas aktivistëve vendas.

Al-Fashir është nën rrethim nga RSF ndërsa përpiqet të marrë kontrollin e fortesës së fundit të ushtrisë në rajonin e Darfurit, shkruan Reuters.

Rrethimi ka përhapur uri dhe sëmundje në qytet dhe sulmet e pandërprera me dronë dhe artileri kanë goditur strehimoren.

“Trupat mbeten nën rrënoja, dhe të tjerë u dogjën të gjallë brenda karvanëve të strehimit, fëmijë, gra dhe të moshuar të vrarë me gjakftohtësi, thanë Komitetet e Rezistencës al-Fashir në një deklaratë më herët të shtunën. Në një deklaratë të mëvonshme, ata thanë se strehimi ishte goditur dy herë nga dronë dhe tetë herë nga predha artilerie.