
Teksa kanë mbetur vetëm disa orë nga ndeshja Serbi–Shqipëri, autoritetet serbe kanë njoftuar masa të rrepta sigurie në stadiumin e Leskovacit.
Drejtori i stadiumeve të Federatës së Serbisë, Ljubislav Sekuliç, tha se çdo biletë do të ketë emrin, mbiemrin dhe numrin identifikues të personit që e zotëron.
“Të gjitha biletat do ta kenë emrin dhe mbiemrin, bashkë me numrin identifikues. Vetëm personat me dokumente personale do të mund të hyjnë në stadium.
Tifozët do të kontrollohen pranë stadiumit dhe në hyrjet kryesore. Nuk do të jetë e mundshme të sillet ndonjë objekt që mund të hidhet në fushë, objekte si laserë, para të hekurit dhe shkrepëse”, -tha Sekulic.