Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 7 persona për trafik droge, mes tyre edhe një shqiptar



Policia italiane ka goditur një rrjet të madh trafikimi lëndësh narkotike, duke arrestuar shtatë persona, përfshirë gjashtë shtetas italianë dhe një shqiptar. Operacioni u realizua në zona të ndryshme të Lombardisë, përfshirë Pieve Emanuele, Milano, Cornaredo dhe Cesano Maderno.

Hetuesit e Komisarit Scalo Romana, falë informacionit të siguruar gjatë kontrolleve në terren, identifikuan një apartament në Pieve Emanuele, ku dyshohej se ruheshin dhe shpërndaheshin sasi të mëdha droge.

Rreth orës 13:00, gjatë kontrollit në banesën e një 29-vjeçari italian, u gjetën dhe sekuestruan:

  • 14.5 kg hashash të fshehura në frigorifer

  • Mbi 3 kg marihuanë

  • 300 gramë hashash shtesë

  • 9 gramë ketaminë

  • Dy peshore precize

  • Dy celularë dhe 320 euro cash

Rreth orës 15:30, në rrugën Gaffurio në Milano, efektivët ndoqën një 23-vjeçar italian që transportonte një çantë të madhe. Pas disa lëvizjeve, policia ndaloi makinën në rrugën Settala dhe kontrolloi personat dhe apartamentin e 23-vjeçarit, ku u sekuestruan edhe:

  • 11.8 kg hashash

  • 1.7 kg marihuanë

  • 199 cigare elektronike me përmbajtje THC

Gjithashtu, shoferi 51-vjeçar italian kishte me vete 1.7 kg hashash dhe 350 gramë marihuanë.

Në një tjetër operacion në zona të ndryshme të Milano-s, përfshirë Lambrate, Cornaredo dhe Bollate, policia vuri në pranga një 49-vjeçar shqiptar dhe një 33-vjeçar italian.

Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën:

  • 13,800 euro cash, të ardhura nga shitja e drogës

  • Në banesën e tij në Cesano Maderno, u sekuestruan edhe 5,000 euro të tjera

Ndërsa italianit iu gjetën 1.150 kg kokainë në momentin e ndalimit.

Policia zbuloi se vila në Cornaredo përdorej për magazinimin e drogës. Në apartamentin ku jetonin një 28-vjeçar dhe një 27-vjeçare italianë, gjatë kontrollit u sekuestruan:

  • 7.2 kg hashash

  • Rreth 4 kg kokainë

  • 4 kg marihuanë

  • Peshore, pajisje për paketim me vakum dhe makinë për numërim parash

  • Një armë çakmak kalibri 8 mm, pa shenja dalluese të armëve të imitimit