
Edhe pse ndodhet pas hekurave, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ka munguar të përcjellë një mesazh mbështetës për Kombëtaren shqiptare, në prag të sfidës së shumëpritur kundër Serbisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka uruar një mbrëmje të paharrueshme për kuqezinjtë, duke ndarë gjithashtu një video të golit të famshëm të Sokol Kushtës në Beograd, si simbol frymëzimi për skuadrën tonë.
“Bashkë me urimin për një mbrëmje të paharrueshme, i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë me këtë supergol të legjendës Sokol Kushta në Beograd, që shpresoj të frymëzojë sonte çunat kuqezi!
FORCA SHQIPËRI, sot dhe përgjithmonë me ty!”, shkruan Meta, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e shqiponjës.
Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur interes të madh, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionin që sjell çdo herë ky përballje e veçantë.