Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Përballemi me një sulm kibernetik çdo 3 minuta


Gjatë forumit të mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveritë shpesh gjykohen për gabimet apo sukseset e dukshme, por rrallë për atë që arrijnë të parandalojnë.

Ai shtoi se Shqipëria përballet me sulme kibernetike çdo tre minuta, por i menaxhon me sukses, pasi vetëm 48 prej tyre kanë lënë gjurmë gjatë vitit të fundit.

“Qeveritë marrin meritën ose fajin për ato që gabojnë apo bëjnë siç duhet, por nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë të ndodhë.

Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë, mendoj që qytetarët do të kishin një mendim më të mirë për ta.

Pikërisht kështu edhe për hapësirën kibernetike.

Ne na u desh të përballeshim dhe e pamë veten në mes të një sulmi shumë të gjerë kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale për të cilin jemi krenar.

Kemi sulme kibernetike çdo 3 minuta por i përballojmë. Vetëm 48 prej tyre lanë gjurmë në vitin e fundit. E them me bindje se jemi mes të mirëve dhe të parëve që kombinuan AI me mbrojtjen kibernetike.”