Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje, Peleshi: Gjyqtari i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim dhe integritet


Kryeparlamentari Niko Peleshi, gjatë seancës plenare, u shpreh se gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu me ndershmëri dhe integritet sistemit të drejtësisë. Ai dënoi vrasjen tragjike të gjyqtarit, duke theksuar se ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik.

“Pas konsultimit me grupet parlamentare, vrasja të hënën e gjyqtari Astrit Kalaja , i cili humbi jetën tragjikisht në Gjykatën e Apelit.

Vrasja e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga të gjithë në vendin tonë. Gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim dhe integritet.

Në shenjë respekti, të mbajmë një minutë heshtje”, tha Peleshi.