
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj ashpër akuzave të opozitës lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ajo theksoi se policia ka vepruar në përputhje me ligjin dhe ka treguar përgjegjësi në çdo vendimmarrje.
U sqaroj dhe njëherë gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Një pjesë e juaja janë juristë dhe e dinë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic i shtet, sot do ishte në arrest.
Policia ka kryer veprimet në përputhje të plotë ligjore, i qëndroj nga mëngjesi në darkë dhe shikoni bazën ligjore, që është miratuar që në 2016, ka prodhuar sot rezultate konkrete.
Nuk i pëlqen opozitës, është duke treguar përgjegjësi në çdo vendimmarrje, produkt i kësaj reforme janë ndarjet e përgjegjësisë. Përgjegjësja për vrasjen nuk jam unë, por ju me këtë gjuhë që përdorini.
Është e kotë që më tregon me gisht, nuk më intimdon, unë jam një grua më detyrë dhe duke e përdorur këtë gjuhë ja ku e keni dëshminë, që kjo gjuhë e juaj ka krijuar këtë ngarkesë politike.
Trup të kesh nga mëngjesi në darkë, se me kaq vite sa ke në Kuvend duhet ta kishe ndryshuar narrativen politike”, tha Koçiu.