Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan brutalisht 61-vjeçarin, pranga dy autorëve në Vlorë


Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të dhunës ndaj punonjësit të Ndërmarrjes së Pastrimit të Vlorës, Kozma Kukli.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë 37-vjeçari E.S.  dje 30-vjeçari K.N, të dënuar më parë për plagosje të rëndë me armë zjarri e shitje lëndësh narkotike, përkatësisht. 61-vjeçari ndodhet i shtruar aktualisht në reanmacionin e spitalit të Vlorës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

* E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;

* K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. – thuhet në njoftimin e policisë.