Një 61-vjeçar, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë është dhunuar barbarisht.
Kozma Kukli është rrahur keqazi nga dy persona në lagjen çole të Vlorës pasditen e sotme. Ai është dërguar në spital me dëmtime të forta në kokë, duke rrezikuar shikimin në njërin sy, raporton Report Tv.
Kukli ka dëshmuar se dy persona me një furgon i janë afruar dhe e kanë goditur pa e paralajmëruar. Ai është ndihmuar nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Autorët nuk janë identifikuar ende.
