
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Bajram Begaj.
Në një reagim, Bardhi e quajti Kreun e Shtetit “kllounin në Presidencë”, duke theksuar se vendimi i sotëm e ka diskredituar në sytë e opinionit publik.
Sipas tij, Begaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas këtij vendimi, pasi me dekretin për zgjedhjet kishte kryer “shkeljen më të rëndë të Kushtetutës nga një President në 35 vite”.
“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i Edi Ramës. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti, sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet,” shkroi Bardhi.