Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria zgjat afatin e mbrojtjes të prokurorëve të SPAK-ut, gjykatësve të Gjykatës së Posaçme e kreut të BKH-së


Qeveria ka vendosur të zgjasë mbrojtjen për prokurorët e SPAK-ut, gjykatësit e Gjykatës së Posaçme dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit pas lënies së detyrës.

Ndryshimi vjen pas ngjarjes së rëndë të dy ditëve më parë kur gjykatësi Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance në Gjykatën e Apelit nga Elvis Shkambi.

Vendimi

“Ndryshim në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Në Pikën 3 te vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”.