Autori i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjoni, e pritën policinë në dyert e gjykatës duke pranuar se ishte ai që kishte qëlluar ndaj gjyqtarit.
Siç duket në video, ai qëndron krejt i qetë në derën prej hekuri të gjykatës ndërkohë që dhjetëra efektivë policie futen me shpejtësi brenda dhe pak sekonda më pas i vënë prangat. Fillimisht efektivët lëvizin të hutuar në oborr për disa çaste para se të prangosin babë e bir.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua në sallën e gjyqit teksa po jepte vendimin lidhuir me një pronë në Shkodër ku familja Shkambi është në gjyq prej shumë vitesh me dhjetëra familje që janë brena një godine që pretendohet nga të dyja palët.
*Video marrë nga JOQ




