
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Mjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të shuajnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit në zonën përreth.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes. Dyshohet se zjarri ka shkaktuar një shkëndijë elektrike, por hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve janë ende në vijim.