Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në Gjykatën e Apelit, qëllohet me armë gjyqtari Astrit Kalaja


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as gjendja e gjyqtarit.

Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.