
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka prezantuar këtë të hënë kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në Bashkinë e Cërrikut.
Kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, bëri publik emrin e kandidatit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet” në këtë garë do të jetë Eligert Hima.
Sipas Lapajt, Hima është diplomuar në fushën e Kriminologjisë në Milano të Italisë dhe vjen si një alternativë e re për drejtimin e bashkisë, jashtë politikës tradicionale.