Vendosni fjalën kyçe....

“Lubi Balluku kampione në vjedhje, bashkë me Ramën mund të hetohet për krime kundër njerëzimit”- Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi zv.kryeministren Balluku se është kampione në vjedhje ndërsa theksoi se bashkë me Edi Ramën mund të hetohen nga gjykatat ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati tha se PD-ja do e shqyrtojë një mundësi të tillë  nëse e lejon ligji ndërkombëtar.

“Nuk ka të dytë kampione në vjedhje si Lubi Balluku. I keni parasysh sterilizimet, vdekjet nga mungesa e ilaçeve? Ajo me Edi Ramën mund të gjykohen nga gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Ne do ta konsiderojmë diçka të tillë në rast se na e lejon ligji ndërkombëtar. Ja bëri si Bamiri, këto gjyslyqet e klasit janë kështu, edhe kjo thotë njëlloj. Ai të paktën i kishte personale se i kishte blerë vetë, kjo i ka me para të shtetit. Të mendosh që në atë oborr që ka vënë atë 4 milionë euro është mbajtur konferenca më historike në historinë e këtij vendi, George Bush shpalli anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe shpalli pavarësinë e Kosovës”, tha Berisha.