
Aktori i njohur dhe aktivisti qytetar Florjan Binaj ka reaguar publikisht pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila njoftoi mbështetjen për kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kjo garë do të zhvillohet në përballje me kandidates socialiste Ogerta Manastirliu.
Në një mesazh të hapur për qytetarët, Binaj falënderoi PD-në, si dhe partitë opozitare Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje, për mbështetjen e tyre të dhënë kandidaturës së tij. Ai theksoi se do të pranojë çdo mbështetje nga forcat opozitare, duke përçuar mesazhin se kjo është një garë qytetare dhe jo politike.
“Unë nuk jam politikan, jam qytetar. Partia ime jeni JU!”, shkroi Binaj në reagimin e tij.
Aktori falënderoi gjithashtu qytetarët e Tiranës për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve. Ai shtoi se deri më sot ka luftuar padrejtësitë me humor dhe art, ndërsa tani kërkon që kjo betejë të bëhet me votë.
“Kjo garë është për ju. Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë,” u shpreh ai.
Florjan Binaj njihet për angazhimin e tij në kauza qytetare dhe protesta, dhe kandidatura e tij konsiderohet një përpjekje për të sjellë një alternativë jashtë politikës tradicionale në kryeqytet.