Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Opozita ka 13 kandidatura për Tiranën, vendimi merret edhe nga aleatët



Pas paraqitjes në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita ka rreth 12–13 kandidatura për Bashkinë e Tiranës, përfshirë edhe të pavarura.

Ai theksoi se kandidati përfundimtar do të zgjidhet edhe nga aleatët e koalicionit jo vetëm nga ai. 

Berisha ironizoi edhe podcastin e kryeministrit Rama me Ogerta Manastirliun, ndërsa e cilësoi Ramën “njeriun më të damkosur në Europë dhe Botë”.

Për kandidaturën e Florian Binajt, ai u shpreh se vendimi i takon koalicionit.

“Kemi 12-13 kandidatë për Tiranën. Siç e dini, shpallëm një parim, që mundësisht të hapemi dhe të mirëpresim kandidatura të pavarura nga parita.

Ky parim, po të shkoni te zgjedhjet e 2013-ës, e gjeni. Shpreh mirënjohje për çdo njeri që kandido gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve.

I garantoj për respektin tim më të madh. A do të jetë Tirana një Pepe Grillo?

Tirana do të ketë kandidatin më të dashur që ka pasur ndonjëherë.

A e patë monologun e Ramës me Ogertën. Shihni se si mezi mbante veten për t’i rënë të fikët.

Oh perëndi. Se kush do të jetë, do të përcaktohet nga aleatët dhe jo vetëm nga unë.”, tha ai.

 A do ta mbështesë PD, Florian Binajn?

“Se kush do të jetë do ta përcaktojë koalicioni. Mirënjohje për të gjithë ata që shprehën gatishmërinë për t’u përballur me të keqen e madhe që quhet Edi Rama. Është sot njeriu më i damkosur në Europë dhe Botë.”