Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Qukës-Golic, të paktën 3 të plagosur


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Golic, ku për pasojë janë plagosur 3 persona.

Policia ka nisur procedimin penal nda dy drejtuesve të mjetit 34-vjeçarin F.K dhe 37-vjeçarit L.Ç.

Sipas burimeve, 37-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe më pas është paraqitur në komisariat.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Tre të plagosurit janë nën kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.