Rusia lëshoi raketa e dronë mbi Ukrainën në një sulm gjatë natës, thanë zyrtarët të dielën, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile, përfshirë objekte energjetike në rajone të shumta.
Moska ka shtuar sulmet veçanërisht ndaj rrjetit energjetik dhe objekteve të prodhimit të gazit të Ukrainës në javët e fundit, ndërsa po afron dimri i katërt i luftës, dhe ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve kanë ngecur, shkruan Reuters.
Katër nga viktimat në sulmet e natës ishin anëtarë të së njëjtës familje të vrarë kur u shkatërrua ndërtesa e tyre e banimit në rajonin perëndimor të Lvivit, që kufizohet me Poloninë, thanë prokurorët vendas.
Një park industrial në kryeqytetin rajonal të Lvivit gjithashtu u përfshi nga flakët dhe disa pjesë të qytetit kishin mbetur pa energji, tha kryebashkiaku Andriy Sadovyi, i cili u kishte kërkuar banorëve të dielën në mëngjes të qëndronin brenda ndërsa autoritetet luftonin me zjarre të shumta.

