
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për një prej dy 16-vjeçarëve të arrestuar pas një sherri me plagosje jashtë një gjimnazi në Kamëz.
Sipas vendimit të gjykatës, i mituri i dytë, i cili gjithashtu është i lënduar, është vendosur në arrest me afat 1 mujor, pasi mbrojtja ka deklaruar se ai nuk ka qenë pjesë e konfliktit, por ka ndërhyrë për të ndarë sherrin.
Gjykata ka marrë këtë masë me afat derisa të sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes që ka tronditur komunitetin lokal.