
Partia Demokratike do të zhvillojë sot mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohen zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Në këtë mbledhje është parashikuar raportimi i grupit të punës për ecurinë e bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në këto zgjedhje.
Gjithashtu, pritet të merren vendime për organizimin e procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen votimet, përfshirë Bashkinë e Tiranës. Aktualisht, Partia Demokratike nuk ka shpallur ende kandidatë për asnjërën prej bashkive që shkojnë në zgjedhje.