
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se strategjia e re e mbrojtjes civile, pjesë e programit “Shqipëria 2030”, do të fokusohet në tre shtylla kryesore: fuqizimin e kapitalit njerëzor, inovacionin teknologjik dhe eficencën financiare.
Sipas Vengut, prioritet do të jetë forcimi i zinxhirit reagues që nga niveli i bashkive dhe ngritja e qendrave rajonale të emergjencave.
“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile.
Program parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga element i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave.
Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë.
Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh ai.