Vendosni fjalën kyçe....

Sean ‘Diddy’ Combs dënohet me 4 vjet e 2 muaj burg


Sean “Diddy” Combs, është dënuar të premten me 4 vite e 2 muaj burg. Gjykatësi tha se një dënim i gjatë ishte i nevojshëm për ta penguar dhe se nuk ishte i bindur që, nëse lirohet, Combs nuk do të përsëriste veprat penale.

55-vjeçari u shpall fajtor në korrik për transportim personash përtej kufijve shtetërorë me qëllim takime seksuale maratonë të nxitura nga droga. Megjithatë, juria e shpalli të pafajshëm për akuzat më të rënda, mes tyre komplot, shantazh dhe trafikim seksual , akuza që mund t’i kishin sjellë dënim me burgim të përjetshëm.

Gjykatësi vendosi gjithashtu një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe urdhëroi pesë vjet lirim të mbikëqyrur pasi ai të lirohet nga burgu, shkruan AP.

Sigurisht, Combs mund të apelojë dënimet e tij dhe avokatët e tij kanë thënë se do ta bëjnë këtë. Ata kanë 14 ditë për të paraqitur njoftim.

“Nuk kam askënd për të fajësuar përveç vetes. E di që nuk do t’i vë më kurrë duart mbi një person tjetër. E di që e kam mësuar mësimin tim”, tha Combs. “Dhe marr përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë”.