
Ministria e Jashtme e Egjiptit ka konfirmuar zyrtarisht se bisedimet për marrëveshjen e pengjeve dhe për përfundimin e luftës në Gaza do të nisin të hënën, më 6 tetor, përcjell YNetNews.
Në një deklaratë zyrtare thuhet:
“Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Egjiptit, në bashkëpunim me ndërmjetësit, për t’i dhënë fund luftës izraelite në Rripin e Gazës, Egjipti do të presë dy delegacione — nga Izraeli dhe Hamasi — më 6 tetor për të diskutuar kushtet dhe detajet e shkëmbimit të të gjithë pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, në përputhje me propozimin e presidentit Trump.”
Takimet do të zhvillohen në qytetin turistik Sharm el-Sheikh dhe pritet të përqendrohen në zbatimin e pikave kyçe të planit të paqes të propozuar nga Trump, përfshirë lirimin e 48 pengjeve dhe një armëpushim të përhershëm.