Vendosni fjalën kyçe....

Dëmet nga zjarri, Rama: Qytetarët do të dëshpërblehen për banesat dhe bagëtitë


Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes civile, njoftoi se qeveria do të miratojë së shpejti një akt normativ për dëmshpërblimin e qytetarëve që kanë pësuar dëme nga zjarret.

Ai theksoi se përgjegjësia e qeverisë ndaj qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë është jo vetëm ligjore, por edhe morale, duke siguruar se asnjë familje nuk do të mbetet pa ndihmë.

“Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë.

Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë.

Kjo besoj është shumë e rëndësishme”, theksoi Kryeministri Edi Rama.