Vendosni fjalën kyçe....

Tirana shpartallon Partizanin në derbi


Tirana ka shpartalluar Partizanin në derbin e Tiranës 3-0 mbrëmjen e sotme në “Air Albania”. pas një pjesë të parë të mirë bardheblutë shënuan dy gola ndërsa në pjesën e dytë e vulosën fitoren.

Golat për Tiranën u shënua nga Falaye, Patsatsia dhe Tabekou. Fitorja e sotme është tejet jetike për Tiranën që e ka nisur sezonin shumë dobët duke qenë në vendin e tetë të renditjes me pesë pikë në gjashtë ndeshje.

Partizani nga ana e tij mban një vend më poshtë, atë të parafundit me katër pikë.