
Shtetet e Bashkuara kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge pranë brigjeve të Venezuelës, duke vrarë katër persona.
Lajmi u konfirmua nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili theksoi se ky është të paktën sulmi i katërt i këtij lloji në javët e fundit.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për Kongresin se SHBA është e angazhuar në një “konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” me kartelet e drogës, duke paralajmëruar vijim të aksioneve të tilla.
Sipas njoftimit, operacioni u zhvillua në ujëra ndërkombëtare dhe kishte në shënjestër një mjet detar që dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Në një postim në X, Hegseth tha se sulmi i fundit u krye në ujëra ndërkombëtare, pranë brigjeve të Venezuelës.
“Këto sulme do të vazhdojnë derisa të mbarojnë sulmet ndaj popullit amerikan!!!!”, tha Hegseth.
Në një video rreth 40 sekonda të publikuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shihet një anije që lëviz nëpër ujë, përpara se një breshëri predhash ta godasë njëkohësisht atë dhe sipërfaqen e detit. Pas goditjes, anija shpërthen menjëherë, duke u shkatërruar plotësisht.
Në një video rreth 40 sekonda të publikuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shihet një anije që lëviz nëpër ujë, përpara se një breshëri predhash ta godasë njëkohësisht atë dhe sipërfaqen e detit. Pas goditjes, anija shpërthen menjëherë, duke u shkatërruar plotësisht, shkruan Reuters.
Hegseth tha, pa dhënë prova, se inteligjenca konfirmoi “pa dyshim” se anija mbante drogë dhe se njerëzit në bord ishin “narko-terroristë”. Ai tha se anija mbante një sasi “të konsiderueshme” droge, pa dhënë detaje për sasinë ose llojin e drogës së dyshuar.
Trump, gjithashtu pa dhënë prova, tha se anija kishte drogë të mjaftueshme për të vrarë 25,000 deri në 50,000 njerëz.
Ministria e Komunikacionit të Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.