Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Punonjësit që kapen me ndërtime pa leje, nuk do të punojnë në shtet për 7 vite



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për punonjësit e administratës që kapen duke kryer ndërtime pa leje. Në një konferencë nga Kryeministria, ai u shpreh se ata që përfshihen në këtë aktivitet do të përjashtohen nga shërbimi publik për një periudhë 7-vjeçare.

“Sporti i ndërtimeve pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, është nxitur dhe nga lart, ishte dikush para meje që Bathoren e quante mrekullinë e 8-të të botës sepse e quante i vetmi qytet në botë i ndërtuar i gjithi pa leje.”

Duke ironizuar kreun e opozitës, Sali Berisha, Rama kujtoi mënyrën si ai e lavdëronte ndërtimin e Bathores në periudhën kur ishte në pushtet.

“Globi nuk ka 7 mrekulli por 8. Edhe punonjësit e shtetit janë marrë me ndërtime pa leje.
Në rast se kjo konstatohet, do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vite që nga momenti që do t’i njoftohet masa”, tha ai.