Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori Remo Girone


Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori I njohur italian Remo Girone.

I njohur më së shumti për rolin e personazhit Tano Karidi në serialin “La Piiovra”, Girone ka pasur një karrierë të gjatë në teatër, kinema e televizion, shkruan Tg24.

Girone lindi më 1 dhjetor 1948 në Asmara, Eritre dhe u transferua në Itali në moshën 13-vjeçare. Pas maturës u regjistrua në universitet, të cilin e la për t’u futur në Akademinë e Artit Dramatik “Silvio d’Amico”.

Karriera e tij kinematografike ka nisur në vitin 1974 me filmin The Antichrist, për të vijuar me dhjetëra e dhjetëra filma deri në vitin 2023, ku luajti rolin e fundit në filmin aksion The Equalizer 3.

Girone është i mirënjohur për publikun shqiptar dhe atë evropian për rolin e bankierit Tano Cariddi në serialin “Oktapodi”.