Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO shpall fajtor Flamur Nokën për shpifje ndaj punonjësit të burgut, pas akuzave për fushatë pro PS


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, për akuzën e shpifjes.

Në vendimin e gjykatës thuhet: “Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht. Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.”

Padia ishte ngritur nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, i cili e kallëzoi Nokën pas akuzave publike gjatë fushatës elektorale të 11 majit.

Noka kishte denoncuar publikisht se burgu i Peqinit ishte kthyer në “shtab elektoral” për kandidaten socialiste Sara Mila, duke publikuar edhe një listë me mbi 10 punonjës të burgjeve që, sipas tij, bënin fushatë dhe ushtronin presion ndaj kolegëve për vota.

Mes tyre, Noka akuzoi edhe Vishkulin, i cili më pas e hodhi në gjyq për shpifje dhe fyerje. Në denoncimin e tij, Noka kishte deklaruar gjithashtu se në lokalin e njërit prej efektivëve ishte mbajtur një takim elektoral për PS-në.

Me vendimin e sotëm, GJKKO i jep të drejtë paditësit, duke detyruar Nokën të dëmshpërblejë për cenimin e imazhit dhe personalitetit të tij.

Vendimi

“I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;

  1. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.
  2. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:

Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “-

Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.

-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese.

Shpenzimet gjyqësore të kryera deri në këtë moment, i ngarkohen palës së dëmtuar akuzuese.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 03.10.2025″.

Screenshot 104