
SPAK ka zhvilluar një operacion në Durrës për çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, ku janë lëshuar 9 masa sigurie. Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Në banesën e Lahos u ushtruan kontrolle, por ai nuk u gjet aty. Ende nuk dihet se sa nga masat e tjera të sigurisë janë ekzekutuar.
Nga operacioni i SPAK dhe i Policisë së Shtetit i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Durrës, ka rënë në pranga dhe Enea Kume, i cili është vëllai i deputetit të Partisë Socialite Loer Kume, shkruan ReportTV.
Ky i fundit është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si deputet më 18 shtator pas marrjes së mandatit në qytetin e Durrësit. Enea Kume akuzohet për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.
MASAT E SPAK
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal (ndodhet në kërkim)
I arrestuar:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume
Vlash Draçi
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal. (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim
Edlira Avdyli, masë ndalim për të dalë jashtë vendit.