Vendosni fjalën kyçe....

I vëllai në pranga me urdhër të SPAK, deputeti i PS: Gjithkush është përgjegjës për jetën e tij


Deputeti i Partisë Socialiste, Loer Kume, ka reaguar sot publikisht gjatë një interviste televizive, pas lajmit për arrestimin e vëllait të tij, Enea Kume, i akuzuar për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

Kume tha se u vu në dijeni për arrestimin që mbrëmjen e djeshme dhe theksoi se deri në një vendim fajësie nga drejtësia, i vëllai do të konsiderohet i pafajshëm.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.