Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren, në pranga drejtuesi i mjetit


Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte rreth mesditës në fshatin Gorre, Kurbin.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi F. C., duke drejtuar një automjet, ka përplasur këmbësoren L. M.

E plagosura u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.