Deputeti I PD-së Këlliçi tha pas përfundimitr të takimit me aleatët se kishin rënë dakord që për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duhet një kandidaturë e unifikuar e opozitës.
Në deklaratën për mediat ai tha se emri i opozitës do ketë përballë kandidaten Manastirliu që simbolizon Covid-19 e vdekjen.
“Ishte një takim shumë pozitiv dhe produktiv se kemi dakordësuar për faktin se duhet të gjejmë një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës, që të gjitha partitë politike, opozitare apo jo, të gjitha forca politike, kanë një lloj konsensusi për të dalë me një emër i cili mundet të përballet me Ogerta Manastirliun, me kandidaten që simbolizon Covid-in dhe vdekjen në kryeqytet dhe mbarë vendit dhe ta mposhtë. Kështu që thënë këtë, ky është një lajm i mirë, dakordësia është në parim, për të gjetur një emër të tillë. Pastaj, për teknikalitete, për propozime, është e vërtetë, kemi diskutuar emra të përveçëm. Duke qenë se mbetet objekt i tryezës të diskutimit dhe negociatave unë nuk kam ndërmend të dal me emra konkretë ditën e sotme”, tha Këlliçi.
