Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët krijojnë embrione nga ADN e lëkurës njerëzore për herë të parë


Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara kanë arritur për herë të parë të krijojnë embrione njerëzore në fazë të hershme duke manipuluar ADN-në e marrë nga qelizat e lëkurës së njerëzve dhe më pas duke i fekonduar ato me spermë.

Kjo teknikë mund të ofrojë zgjidhje për infertilitetin që lidhet me moshën ose sëmundjet, duke përdorur pothuajse çdo qelizë të trupit si pikënisje për krijimin e jetës.

Ajo gjithashtu mund të mundësojë që çiftet me të njëjtin gjini të kenë një fëmijë me lidhje gjenetike me të dy partnerët.

Studiuesit e Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës së Oregonit (OHSU) përdorën teknikën e marrjes së bërthamës nga një qelizë lëkure dhe vendosjes së saj brenda një veze dhuruesi, nga e cila ishin hequr të gjitha informacionet gjenetike, sipas BBC.

OHSU A largely black and white image showing a round object - it is dark in the middle with a thick band of white at the circumference. There is a bright white dot in the circle at the six o clock position.

 Pasi vezët përmbanin tashmë kromozome të plota, studiuesit zhvilluan një proces të ri të quajtur “mitomeiozë”, që synon eliminimin e gjysmës së kromozomeve për të imituar një vezë normale. Më pas, veza mund të fekondohet me spermë.

Nga 82 vezë funksionale të krijuara, disa u zhvilluan deri në fazat e hershme të embrioneve, por asnjë nuk kaloi ditën e gjashtë të zhvillimit.

Shkencëtarët theksuan se metoda ka një normë të ulët suksesi dhe kërkon përmirësime të mëtejshme për të shmangur gabimet kromozomiale dhe për të rritur sigurinë.

Graphic explaining the different stages of fertilisation using skin cells. It shows the nucleus from skin cell being placed inside a donor egg that has had its genetic information removed. Then, underneath, it shows a purple nucleus having half of its 23 pairs of chromosomes removed to mimic a normal egg. Under that, a man's sperm is shown fertilising the egg and adding its chromosomes so that half come from each parent.

Prof. Shoukhrat Mitalipov, drejtori i Qendrës për Terapinë e Qelizave Embrionale dhe Gjenetike në OHSU, tha se kjo teknologji është pjesë e fushës në rritje të gjenezës së gametave jashtë trupit (in vitro gametogenesis) dhe mund të ndihmojë çiftet që nuk mund të përfitojnë nga fertilizimi in vitro për mungesë të vezëve ose spermës.

OHSU/Christine Torres Hicks Man in olive-green scrubs in a laboratory with taps and scientific equipment in the background, smiling at the camera.

Ekspertët vlerësuan këtë arritje si një hap të rëndësishëm shkencor, por theksuan nevojën për diskutim publik të hapur dhe qeverisje të fortë për të garantuar sigurinë, transparencën dhe besimin e publikut.

Prof. Paula Amato shtoi se metoda mund të ofrojë shpresë për miliona njerëz me infertilitet dhe mundësinë për çiftet me të njëjtin gjini që të kenë fëmijë me lidhje gjenetike me të dy partnerët.

Ky zbulim ndryshon rrënjësisht rregullat e riprodhimit, duke hapur perspektiva të reja për trajtimin e infertilitetit dhe për kuptimin e prindërimit në shekullin 21.