Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës” – Gjykata Kushtetuese për rastin e Veliajt


Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit çoi në Kushtetuese shkarkimin e tij nga ana e qeverisë duke e kundërshtuar atë.

Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik. – tha gjykata.

Pesë ditë më patë qeveria shkarkoi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Veliaj. Në vend të tij Rama ka emëruar Ogerta Manastirliun për të përfaqësuar PS-në në zgjedhjet e pjesshme që do mbahen gjithashtu në pesë bashki të tjera pa kryetar.

Ditën e sotme kryeministri Rama çoi në presidencë vakancat për gjashtë bashki në vend.