
Sopranoja e njohur Luiza Çako Papa, një nga zërat më të spikatur të skenës shqiptare, është ndarë nga jeta.
Ajo ishte bashkëshortja e artistit të madh Gaqo Çako dhe nëna e kantautorit dhe këngëtarit të njohur Piro Çako.
Me një karrierë të pasur artistike, Luiza Çako Papa ka interpretuar në një sërë veprash të repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar, duke lënë gjurmë në kulturën tonë. Çako ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin e saj të veçantë.