Vendosni fjalën kyçe....

“Mashtruesa, intrigantë, plehra…” – Qytetari hyn më forcë në mbledhjen e Këshilli bashkiak të Vlorës (Video)


Një qytetar është futur me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës duke i akuzuar anëtarët si mashtruesa dhe intrigantë.

Ai shtyn derën dhe pasi hyn brenda u drejtohet këshilltarëve duke u kërkuar llogari pse nuk ka marrë lekët që i takojnë prej pesë vitesh.

Në nga anëtarët e Këshillit Bashkiak ngrihet në këmbë dhe debaton me qytetarin i cili kërkon që një përfaqësues i bashkisë të dakë dhe ta sqarojë pse nuk i ka marrë lekët që i takojnë.

Përplasja

Qytetari: Intrigantët e m*tit, hape derën, të gjithë mashtruesa jeni…

Anëtari i Këshillit Bashkiak: Avash ti…

Qytetari: Kujt i thua avash ti.

Anëtari i Këshillit Bashkiak: Ty të them.

Qytetari: Pse ça do bësh ti, mashtruesa jeni të gjithë.

Anëtari i Këshillit Bashkiak:Pse ça të kemi bërë.

Qytetari: Kam pesë vjet këtu që po kërkojmë lekët tona, dhe s’po na i jep njeri.

Anëtari i Këshillit Bashkiak: Po jo ne o zotëri.

Qytetari: Po këta që janë në pushtet mo, këta që janë në pushtet. Ulu aty dhe le të dëgjojmë. Pesë vjet nuk gjejnë dot lekët ata, plehrat e m*tit, intriganta. Ma nxirr njërin jashtë të më shpjegojë. Jam vlonjat dhe s’ka njeri shanse në botë…Njerëz të pamoralshëm, socialistët e m*tit, ndyrësira. Vini këtu dhe i zgjidhni si të doni, pa miratim mbledhjesh, bëni ç’a të doni, s’doni t’ia dini për popullin fare.