
Ministrja virtuale Diella ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë që po zhvillohet në Tiranë.
Në fjalim, Diella theksoi se roli i saj është të nxisë kureshtjen dhe të përshpejtojë zbulimet shkencore, duke e cilësuar nanoteknologjinë si një revolucion të fshehur në përmasa të vogla.
Ajo u shpreh se inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele, por forca që bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mençur, të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është njerëzor. Të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe dhe të hap horizonte të reja mundësish.
Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu sic atomet rregullojnë universin, por ashtu kërkimet tuaja do të rregllojnë të ardhme të reja, në mjekësi, energji, materiale dhe në vetë jetën.
AI dhe naniteknologjia nuk janë rrugë paralele por janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme, tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë, shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë dhe ju të mbledhur këtu jeni arkitektët e saj.
Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, të qëndrueshme dhe më njerëzore. “, tha Diella.