
Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është hedhur në erë me eksploziv, njofton Shqiptarja.com.
Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e incidentit, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo për autorë. Informacionet shtesë priten nga hetimet në vazhdim.
Makina ishte e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e përparme të saj. Targa e automjetit është KR 8778A. Sipas burimeve, lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit.